Në ditën e katërt të vizitës, ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi ka përshëndetur nga larg familjarët që po qëndrojnë në lagjen Velania në Prishtinë.
Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqi, këto ditë është parë nëpër media duke pritur rrugëve afër shtëpisë në së vëllait të tij, e gjithashtu qëndronte në ballkonin e shtëpisë së vet, që të paktën ta shohë vëllain Jakupin, meqë ta takonte nga afër ishte e pamundur.
Sipas raportimeve, kjo edhe pritet të jetë dita e fundit e kësaj vizite familjare në Kosovë.










