Gjatë 24 orëve të fundit 12 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në Kosovë shkruan Radio Star.
Pas rezultateve të publikuara nga IKSHPK, ku 491 persona kanë rezultuar pozitiv, sot në Kosovë është shënuar rënje të infektuarve me Covid-19.
Tre person nga Gjilani kanë humbur betejën me Covid-19, kështu ka njoftuar IKSHPK përmes njoftimit të saj.
Ky është njoftimi i plotë:
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (72, 69 dhe 64 vjeç), Gjilan 3 raste (69, 66 dhe 65 vjeç), Prishtinë 2 raste (të dytë 79 vjeç), Drenas 1 rast (64 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (67 vjeç)./RadioStar/