Muaji tetor, i njohur si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, do të shënohet me një aktivitet të veçantë nga kori i grave “MUZA”. Në kuadër të “Ditëve Rozë”, kori do të mbajë një koncert dedikuar kësaj kauze.
Ky koncert do të zhvillohet të premten, duke filluar nga ora 18:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan dhe do të jetë një program artistik për të mbështetur ndërgjegjësimin rreth kancerit të gjirit dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm.