Dogana e Kosovës ka hap thirrje për shitjen e nëntë kuajve dhe një gomari.
Çmimi i caktuar për 1 kilogram është 1 euro.
Të drejtë pjesëmarrje kanë personat fizikë dhe juridikë.
Kjo është oferta e publikuar nga Dogana me specifika:
Oferta më e lartë do të jetë fituese. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur.
Ofertuesi me çmimin më të lartë të ofruar do të shpallet fitues gjatë procesit të hapjes së ofertave në adresën, datën dhe kohën e cekur si më poshtë.
Ofertuesit janë të obliguar të jenë të pranishëm në procesin e hapjes së ofertave.
Nëse ofertuesi nuk merr pjesë në hapjen e ofertave ose edhe gjatë hapjes nuk bën sigurimin e ofertës, kjo ofertë do të refuzohet si ofertë e papërgjegjshme.
Pala fituese mund ta tërheqë mallin me rastin e prezantimit të dëshmisë së kryerjes së pagesës.
Ofertuesit duhet të ofertojnë për pjesën si tërësi, oferta e nënshkruar, vulosur dhe e mbyllur në zarf duhet të dorëzohet personalisht (me dorë), jo më vonë se më datë: 28.04.2023, ora 13:30 në lokalet e Doganës së Kosovës, Zyra e Prokurimit ose në ZBD Dheu i Bardhë.
Në zarf të shkruhet për: Zyrën e Prokurimit pranë Doganës së Kosovës: Ofertë për blerjen e mallit.
Oferta të mos hapet para datës: 28.04.2023 deri në orën 14:00.