Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, së bashku me Drejtoreshën e QKMF-së znj. Arbenita Hajdari, po marrin pjesë në tryezën me temë:
‘Zbatimi i konceptit të mjekësisë familjare, të arriturat dhe sfidat’, organizuar nga komisioni për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, nga kuvendi i Republikës së Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje janë akterët relevantë, duke filluar nga zv. ministri i shëndetësisë z. Arsim Berisha, znj. Fatmire Kollçaku, kryetare e komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, deputetë, drejtorë të drejtorateve, drejtorë të QKMF-ve, përfaqësues të AQH-së etj.
Zonimi, digjitalizimi i kartelave mjekësore, një mjek familjar për dy mijë banorë, ngritja e vazhdueshme profesionale e stafit shëndetësor, e në veçanti mungesa e theksuar e stafit profesional shëndetësor, nëpër qendrat e kujdesit primar shëndetësor, janë temat që me prioritet po diskutohen në këtë tryezë.
Të gjithë pjesëmarrësit janë njëzëri që të rritet përkushtimi ndaj ofrimit të shërbimeve sa më cilësore profesionale kundrejt pacientëve.