Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan priti në takim KFOR-in Turk në Kosovë Komandantin e LMT Majori Erhan Türkoğlu dhe nënoficeri Ekrem Yünlüm
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Afrim Cana ju dëshiroj mirëseardhje përfaqësuesëve të Kforit Turk duke i falënderuar për kontributin e dhënë në Shëndetësin e Republikës së Kosovës.
Ofrimi i donacioneve nga Kfori Turk dhe ogranizatat e tjera nga shteti i Turqisë forcojn bashkëpunimin tonë dhe rrisin efikasitetin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe ato administrative – ndihmëse teknike, ju keni qenë në vazhdimësi të angazhuar për bashkëpunim me institucionet shëndetësore dhe sigurisht se do të vazhdojm këtë bashkëpunim i cili do të ju shërbej më së shumti stafit dhe pacientëve, gjithashtu shërbimet tona janë në dispozicion 24/7 për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë mjeksore.
Komandanti i LMT Majori Erhan Türkoğlu tha se ne jemi shum të kënaqur me bashkëpunimin që kemi me të gjitha institucionet në Kosovë e në veqanti me ato Shëndetësore dhe Arsim.
Komandanti njoftoj se jemi në përfundim të procedurave për një donacion të ri i cili do të rrit kapacitetet në shërbimin teknik – Rrobalarje në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.
Në këtë takim u diskutua edhe për shkëmbimin e përvojave të ndryshme të cilat ndihmojnë shum në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.