Drejtoria e Administratës, ofron shërbime edhe të shtunave
Si shkak i rritjes së numrit të kërkesave për pajisje me dokumente të gjendjes civile posaçërisht nga bashkatdhetarët, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtorati i Administratës, ka vendosur që të punojnë edhe të shtunave nga data 4 korriku deri më 29 gusht, nga ora 10:00 deri në 14:00.
Drejtori i Administratës në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani, tha se për shkak të fluksit të madh të punës dhe ardhjes së bashkatdhetarëve, duke filluar nga 04.07.2026 punonjësit e Drejtoratit të Administratës do të ofrojnë shërbime edhe gjatë fundjavës, përkatësisht çdo të shtunë.
Sipas tij, orari i punës gjatë të shtunave, në periudhën 04.07.2026 – 29.08.2026, do të jetë nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

