Lëvizja Vetevendosje në Gjilan Drejtoria për Prokurim, Drejtoria e Arsimit dhe Drejtora e Urbanizmit janë në një humnerë të thellë kryetari Haziri po tenton që të hedh mjegull rreth situatës së krijuar !
Të dashur bashkëqytetar,
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjilan vazhdimisht ka ngritur shqetësimet lidhur qeverisjen e LDK-së, si atë të mandatit të kaluar por edhe këtë aktualen.
Tani, jemi deshmitarë që 3 nga ish drejtorët komunal të cilët vijnë nga drejtoritë më të rëndësishme dhe më vitale për komunën tonë kanë të ngritura aktakuza nga prkuroria ose kanë aktvedime të shqiptuara nga gjykata për keqpërdorim të detyrave zyrtare dhe për mos zbatim të ligjeve të drejtorive përkatëse.
Ne, edhe tani shprehim shqetësimin tonë të thellë se Drejtoria për Prokurim, Drejtoria e Arsimit dhe Drejtora e Urbanizmit janë në një humnerë të thellë dhe njeherësh nuk po punojnë në bazë të rregullave, normativave dhe ligjeve të caktuara.
Për më tepër, kryetari Haziri po tenton që të hedh mjegull rreth situatës së krijuar duke promotuar lajmin se është antarësuar ne Parlamentin Global të Kryetarëve të Komunave, gjë që në fakt ky institucion është i hapur për antarësim për të gjithë kryetarët e komunave pasi që të paguhet një provizion i cili varet nga madhësia e komunës për kokë banori, pra në këtë rast ai është dashur të paguaj një shumë prej 1933.00 eurosh.
Lëvizja VETËVENDOSJE! në vazhdimësi dhe me këmbëngulje ka demaskuar të gjitha format e keqpërdorimeve me dëshmi dhe fakte të pakundërshtueshme në Komunën e Gjilanit, duke i bërë publike edhe dokumentet për keqpërdorimet e gjetura si dhe emrat e keqpërdoruesve të korruptuar dhe shkelësve të ligjit, bos i të cilëve është vetë Lutfi Haziri. Pa dijeninë, miratimin dhe bashkëveprimin personal të tij, nuk kanë mundur të kryhen veprimet kriminale të „identifikuara“ tani vonë nga prokuroria dhe gjykatat.
Ne, edhe më tutje do të jemi konsistent dhe këmbëngulës në kërkesat tona për llgaridhënje dhe do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim në mënyre që për qytatrët e Gjilanit të ofrohet arsimim sa më cilësorë, transparencë dhe llogaridhënje në shpënzimin e parasë publike se dhe krijimin e nje ambienti sa me të mirë për të jetuar.