Drita ka barazuar me Dukagjinin në Klinë dhe ka bërë edhe një hap prapa në luftën për titull kampioni ku po lufton bashkë me Ballkanin e Llapin.
Në një ndeshje tejet interesante, bardh e kaltrit më mirë e kanë menaxhuar lojën deri në minutat shtesë të ndeshjes, kur sërish ishin të pafat.
Momenti kyç në pjesën e parë ishte në minutën 31, kur Baftiu ka harkuar nga e majta dhe në brendi të zonës Hugo qëlloi topin me kokë dhe e futi në portë të vet për rezultatin 0:1.
Në pjesën e dytë loja u nxeh edhe më shumë, por lojtarët e Dritës ditën të mbrohen, por në fund u dhanë tetë minuta shtesë dhe kur pritej që gjyqtari të jap shenjë se ndeshja ka përfunduar, pas një harkimi të gjatë dhe tollovisë së krijuar në minutën e 100 të ndeshjes, Elezaj ia ka dalë që të barazojë rezultatin në 1:1./kryelajmi.com/.