Është hedhur shorti i Kupës së Kosovës për fazën e 1/8 së finales shkruan Radio Star.
Skuadrat gjilanase kanë mësuar kundërshtarët e tyre për këtë fazë.
Drita do të përballet me një sfidë më të vështirë ndaj Dukagjinit, ndërsa Gjilani do të ndeshet me Vëllaznimin nga Gjakova.
Data e zhvillimit të ndeshjeve është me 1 dhe 2 shkurt dhe tashmë janë konfirmuar vetëm çiftet që do të përballen në këtë fazë të Kupës.