Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Drenas, ku Feronikeli pret kampionin në fuqi Dritën.
Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.Njëri nga takimet më interesante pritet të zhvillohen në Drenas, ku Feronikeli e pret ekipin kampion aktual të Kosovës, Dritën.
Aktualisht skuadra nga Drenasi ka shënuar dy fitore dhe dy barazime, për të qëndruar momentalisht në pozitën e tretë.
Drita ndërkaq vjen pas problemeve të shumta. Pas humbjes nga Llapi, ‘bardhë e kaltërit’ mbeten pa trajner, pasi Bekim Isufi dhe dorëheqje.Gjilanasit kanë shënuar vetëm një fitore në katër përballjet e deritanishme, ndërsa mbetet të shihet sesi do të shkojnë gjërat në këtë takim.
Stërvitjet po udhëheqen nga Afrim Shahini dhe Shefket Sërmaxhaj.
Klubi i Dritës është në bisedime me disa trajner dhe së shpejti do të vendoset kush do të jetë shef i shtabit.