Drita, fituese morale e ndeshjes
Shkruan: Fehmi SYLEJMANI
Pavarësisht se mbrëmë Drita pësoi disfatë në minuatat shtesë kundër 19 herë kampionit të Holandës dhe skuadrës shumë fish më të vlerësuar në tregjet e futbollit botëror, Feyenoordit, skuadra gjilanase ishte padyshim fituese morale e këtij balafaqimi tejet dramtaik.
Drita në këtë ndeshje dëshmoi se ka ngritje të lartë të cilësisë, është në rrugë të mbarë të krijimit të një skuadre stabile dhe të fortë, di mirë ta lexojë lojën e kundërtsharit, menaxhon mirë rrjedhën e lojës, shpirti luftarak i saj ishte në piadestalin më të lartë, aplikojë lojë me kundërsulme të rrezikshme, e që besa vetëm fati mbrëmë ju mungoi.
Me këtë paraqitje dinjitoze, skudra bardhe e kaltër e bëri krenar gjithë vendin, duke i lënë të stepur deri në momentat e fundit më së shumti tifozët e Feynordit, e mbase edhe krejt ekspertët dhe skeptikët e futbollit.
Për këtë paraqitje kaq mbresëlënëse për Dritën, komplimente pa numër ju shkojnë në radhë të parë akterëve kryesor – lojtarëve, stafit teknik, udhëheqësisë së klubit dhe s’do mend edhe tifozëve të flaktë “Intelektualëve”.
Duhet gjithsesi ta potencojmë se, Kosova është vendi me i ri pjesëmarrës në Kupat e Evropës dhe cdo përvojë në këtë garë prestigjioze ka peshën dhe vleren e saj.
(Autori është opinionist dhe njohës i rrjedhave të futbollit)