By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Kryetarja e këshillit në nivel komunal Drita Kallaba perkrah fuqishëm iniciativen këshillit te prinderve të shkolles “Selami Hallaqi”
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Kryetarja e këshillit në nivel komunal Drita Kallaba perkrah fuqishëm iniciativen këshillit te prinderve të shkolles “Selami Hallaqi”

Përditësimi i fundit: March 10, 2018 8:41 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarja e këshillit në nivel komunal Drita Kallaba perkrah fuqishëm iniciativen këshillit te prinderve të shkolles “Selami Hallaqi”

- Advertisement -

Drejtuar : Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e Teknologjisë nga këshilli prindëror

Kjo është letra derguar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e Teknologjisë

Për dijeni: SBASHKU ,SIA ( Sektorët e Inspeksionit Arsimor )
Kërkesë
Kryesia e Këshillit prindëror të shkollës fillore dhe të mesme të ulët ”Selami Hallaqi” ne Gjilan, dhe në konsultimet e vazhdueshme edhe me Kryetaren e Këshillit të Prindërve të komunës së Gjilani znj. Drita Kallaba e kemi marrë mbështjetjen e fuqishme nga autoriteti i saj institucional-shoqëror , në mbledhjen e fundit mori një vendim që t’ i drejtohet të gjithë faktorëve relevant (MASHT,SBASHK,SIA) për jetën edukative-arsimore me një shqetësim dhe indinjatë rreth formës së grevës së mësimdhënësve që tani më është bërë e përsëritshme dhe më tej e përshkallëzuar me ndërprerje të procesit mësimorë të sugjeruar dhe të shtyrë nga SBASHK-u (që ne gjithashtu besojmë se edhe këta të fundit kanë ngritur shqetësime të drejta, korrekte dhe që mendojmë se kjo agoni duhet të zgjedhet në vazhdën e problemeve të mbrendshme të organeve kompetente si Ministria e Arsimit por jo edhe me këtë formë greve të vrazhdë kur dihet mirëfilli se dëmtojnë mësimnxënjen , kur dihet se mund të jenë shumë më kreativ në forma të tjera).
Çdo grevë nënkupton mohimin e disa shërbimeve për ata që përdorin shërbimet e kërkuara të caktuara , dhe për këtë as sistemi i arsimit nuk është i përjashtuar në këtë drejtim.Prandaj mohimi i shërbimit në arsim do të thotë mohimi i një të drejte elementare të nxënësve për edukim të mirëfilltë e cilësorë. Është e rëndësishme të theksojmë se ne kërkojmë dhe duam që interesat afatgjata të fëmijëve tanë në procesin e edukimit dhe arsimimit të tyre të mbrojtura me ligj të mbrohen në çdo kohë e rrethanë , e këtë të drejtë për arsimim sa më të mirë dhe cilësorë në institucionet arsimore që ato mund të japin ta ushtrojnë në plotni. Ky aspekt i mbrojtjes së të drejtave të nxënësit apo fëmijëve në jetën publike në disa raste po lihet pas dore dhe po nënvlerësohet e fatkeqësisht ky trend edhe po vazhdon kohëpas kohe.

Jemi të vetëdijshëm se të drejtat e mësimdhënësve duhet të mbrohen gjithashtu me ligj por jemi kundër çdo lloj greve e cila ka pasoja të pariparueshme nga ngecjet dhe humbjet e orëve për nxënësit ku dihet mirëfilli se nëse ndërpritet vijushmëria e mësimnxënjes atëhere gjithashtu ulet edhe cilësia e edukimit dhe mësimnxënja vihet në pikëpyetje.
Me respekt
Dr. Ardian Emini
Kryetar i Këshillit të Prindëve
Shkolla Fillore dhe të Mesme të ulët ”Selami Hallaqi” në Gjilan

Hasan Bunjaku, do të mbetet emër i madh i jetës kulturore e publike në Komunën e Gjilanit
Hyseni jep lajmin: Klubi i Basketbollit “Drita” po kthehet më i fortë se kurrë!
Kuvendi Komunal i Gjilanit, sot mban seancën e radhës – Ky është rendi i ditës
Jasharaj kërkon takim me ministren Nagavci pas “thirrjeve të shumta”, përmend veprime sindikale
Politikania gjermane mbështet vendimin e Qeverisë mbi taksën
Artikulli i mëparshëm Mbyllet kompania belge që kishte eksportuar mish të prishur në Kosovë
Artikulli tjetër Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, zonjën Besa Baftiu e falenderojmë për angazhimin e gjertanishëm në këtë Qendër.

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.