Ka përfunduar ndeshja mes Drita dhe Ballkani, e vlefshme për xhiron e 33-të të kampionatit.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka triumfuar ndaj ekipit nga Suhareka me rezultat 2:0, duke siguruar matematikisht titullin e kampionit.
Ky është titulli i pestë kampion për Dritën, e cila për herë të parë në histori arrin ta fitojë kampionatin dy herë radhazi.
Pas kësaj fitoreje, Drita ka grumbulluar 66 pikë, plot 11 më shumë se skuadra e vendit të dytë, ndërsa kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të sezonit.
Në xhiron e 34-të, Drita do të përballet me Gjilani në derbin e Anamoravës.

