Drita është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Ballkani me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës.
Skuadra gjilanase siguroi matematikisht titullin e kampionit, i cili është i pesti në histori të klubit dhe i dyti radhazi, duke vazhduar dominimin në futbollin kosovar.
Pas triumfit, ka reaguar edhe klubi përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ku falënderuan tifozët dhe gjithë ata që kontribuuan në suksesin e skuadrës.

