Drita ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e xhiros së 16-të në IpkoSuperligën e Kosovës në futboll.
Klubi gjilanas fitoi në shtëpi ndaj Llapit me rezultat 2 me 0
Pjesa e parë solli shumë pak nga loja, me dy skuadrat që luanin kujdesshëm.
Në pjesën e dytë Drita ishte më kërkuese dhe arriti që në 15 minutat e fundit të ndeshjes të shënoj dy gola, Betim Haxhimusa në minutën e 75-të të shënojë për 1-0.
Krejt në fund të ndeshjes, Erjon Vucaj shënoi një gol të bukur për rezultatin përfundimtar 2-0.
Me këto tri pikë, Drita ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 31 pikë, sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë dhe mbetet tri pikë mbrapa liderit Ballkanit.