Ka përfunduar ndeshja mes Drenicës dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e 29-të, ku skuadra nga Gjilani pësoi humbje minimale 1-0 në udhëtim.
Drita nuk arriti të marrë rezultat pozitiv si mysafire, duke u ndalur nga një Drenicë këmbëngulëse që shfrytëzoi një nga rastet e saj për të siguruar tri pikët. Pavarësisht përpjekjeve gjatë ndeshjes, mysafirët nuk arritën të gjejnë rrugën e golit.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani, megjithatë, nuk e ka rrezikuar pozitën e parë në tabelë, pasi ndjekësi më i afërt, Ballkani, gjithashtu pësoi humbje në këtë xhiro ndaj Malishevës.
Pas kësaj disfate, Drita mbetet në vendin e parë me 54 pikë, duke ruajtur avantazhin në krye të renditjes.

