Ka përfunduar ndeshja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, e vlefshme për xhiron e 29-të, ku vendasit pësuan një humbje të dhimbshme me rezultat 2-3.
Gjilani nuk arriti të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas, duke u dorëzuar përballë një Dukagjini më efikas në momentet kyçe të ndeshjes. Pavarësisht përpjekjeve, skuadra nuk arriti të marrë asnjë pikë nga kjo përballje.
Ekipi i drejtuar nga Debatik Curri, me këtë disfatë, ka bërë një hap prapa në garën për një vend që siguron kualifikimin në garat evropiane, duke e vështirësuar objektivin në javët e mbetura të kampionatit.
Pas kësaj humbjeje, Gjilani mbetet në kuotën e 43 pikëve, duke u renditur në vendin e pestë në tabelë.

