Skuadra gjilanase Drita po vazhdon të shkruajë histori në arenën ndërkombëtare, duke shënuar një sukses të madh në UEFA Conference League, sukses që është reflektuar edhe në renditjen zyrtare të UEFA-s për klube.
Pas fitores ndaj Shkëndijës, Drita renditej në pozitën e 127-të në ranglistën e UEFA-s. Megjithatë, falë paraqitjeve të shkëlqyera dhe kualifikimit në fazën PLAY-OFF, klubi nga Gjilani ka bërë një ngritje të madhe, duke u pozicionuar tani në vendin e 113-të, që përkthehet në një avancim prej 14 pozitash.
Ky progres përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme jo vetëm për Dritën si klub, por edhe për futbollin kosovar në përgjithësi, duke dëshmuar rritjen e cilësisë dhe konkurrueshmërisë në arenën evropiane.
Drita do të vazhdojë rrugëtimin e saj evropian në shkurt të vitit 2026, kur do të zhvillojë ndeshjet vendimtare të fazës PLAY-OFF, me synimin për të shënuar edhe një kapitull të ri suksesi në historinë e klubit./radiostargjilan/

