Error
Sports

Arbnor Muja ka disa fjalë për FC Dritën, pasi klubi ja hapi dyert për në arenën ndërkombëtare

Ish lojtari i Dritës, tani më lojtar i Royal Antwerp FC, Arbnor Muja ka falënderuar klubin Drita duke e vlerësuar atë si një familje e madhe.

Ja postimi i plotë i tij:

Është emocion i madh të shkruash për një ndarje, emocion akoma më i madh është kur nga ky klub po realizoj një ëndërr që shpresoj ta jetësoj deri në fund të karrierës time.

Për rrugëtimin tim deri këtu dua të falendëroj gjithë ata që më kanë mbështetur, klubin FC Drita, presidentin e drejtuesit e klubit, trenerin Ardijan Nuhiji, stafin e trenerëve dhe stafin mjekësor, bashkëlojtarët dhe të gjithë punëtorët e tjerë të klubit.

Gjithashtu dua të falendëroj ata që më kanë dhënë zemër gjithmonë në fushë, INTELEKTUALËT, faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë, nga sot keni dhe një anëtar të ri në mesin tuaj, gjithmonë do jem përkrahës i Dritës.

Për fund dua të falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe më kanë mbështetur që nga dita e parë, uroj të ju bëjë krenar gjithmonë.

Me respekt,
Arbnor Muja

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close