Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës, me FC Dritën që pret në shtëpi skuadrën e Suharekës. Takimi, i cili do të luhet në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan, nis në orën 13:00.
Gjilanasit vijnë në këtë përballje pas një barazimi dramatik 3-3 ndaj Prishtinës në kryeqytet. Me 44 pikë të grumbulluara në 20 ndeshje, Drita mban kreun e tabelës dhe ka mundësinë të shkëputet edhe më shumë, pas barazimit të rivalëve të Ballkanit kundër Feronikelit ’74 ditën e djeshme.
Fitorja është objektivi i vetëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri i saj Zekirija Ramadani, e cila kërkon të shfrytëzojë momentin për të forcuar pozitat në garën për titull.