FC Drita ka dhënë një tjetër dëshmi të karakterit dhe cilësisë, duke mposhtur me rezultat 4:1 Tre Fiorin dhe duke siguruar kualifikimin në fazën “Play-Off” të garave evropiane.
Skuadra gjilanase e nisi takimin me vështirësi, pasi pësoi e para, por reagimi ishte i jashtëzakonshëm. Pas disavantazhit, Drita mori kontrollin e plotë të lojës, zhvilloi një paraqitje bindëse dhe dominoi kundërshtarin deri në fund të ndeshjes.
Heroi i mbrëmjes ishte Besnik Krasniqi me dy gola, ndërsa në listën e realizatorëve u regjistruan edhe Ouvuka dhe Blerim Krasniqi, të cilët vulosën fitoren e madhe 4:1.
Me këtë triumf, Drita siguron një vend në fazën “Play-Off”, ku do të përballet me fituesin e çiftit Flora Tallinn – Inter d’Escaldes.
Një paraqitje që konfirmon ambiciet evropiane të kampionit të Kosovës dhe mban gjallë ëndrrën për një tjetër sukses historik në arenën ndërkombëtare./Radio Star/

