FC Drita ka zyrtarizuar transferimin e Igball Jashari, i cili i bashkohet bardhekaltërve nga KF Drenica.
Klubi gjilanas ka konfirmuar marrëveshjen përmes një komunikate zyrtare, duke prezantuar mesfushorin si afrimin më të ri për sezonin e ardhshëm.
“Mirë se vjen, Igball Jashari!
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Igball Jashari është përforcimi më i ri i FC Dritës.
Igballit i urojmë mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Me këtë transferim, FC Drita vazhdon përforcimin e skuadrës në prag të sezonit të ri.

