Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i është drejtuar qeverisë së Kosovës duke thënë që të merret vendim për pezulimin në afat 3 mujor i gjitha pagesave, kësteve të kredive.
Postimi i plotë:
Të merret vendimi për pezullimin në afat 3 mujor i të gjitha pagesave/kësteve të kredive që qytetarët ua kanë borxh bankave komerciale në Kosovë. Kjo masë duhet të ndërmerret me qëllim që qytetarët sadopak të kenë rezerva financiare për blerjen e gjërave elementare ushqimore gjatë kësaj periudhe.
Vetëm bashkë mund t’ia dalim. Solidariteti shoqëror i domosdoshëm!