Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura në Gjilan.
Rasti në Policinë e Kosovës është raportuar nga babi i vajzave i cili ka deklaruar se vajzat kanë dalë nga shtëpia dhe se nuk informacione për vendndodhjen e tyre.
“Rr. Gazmend Zajmi, Gjilan 16-17.08.2024 – 22:00-02:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se dy vajzat e tij të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti në hetime”, thuhet në raport.