Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën Mitrovicë–Prishtinë.
Rreth orës 05:00, në fshatin Studime, dy automjete janë përfshirë në aksident, ku si pasojë një femër ka humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe zjarrfikësit, ndërsa Policia e Kosovës po heton rrethanat e aksidentit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave gjatë vozitjes.

