Sport Club Gjilani ka gjetur zëvëndësues pas largimit të kroatit Tomislav Shorsha. Ky është veriomaqedonasi Angelqe Timovski, i cili së fundi ka luajtur për Shkëndinë e Tetovës.
SC Gjilani ka qenë në kërkim të një mbrojtësi tash e një kohë të gjatë e sidomos pas ardhjes së trajnerit Zekirija Ramadanit dhe drejtuesit gjilanas tanimë e kanë gjetur një të tillë dhe kanë arritur marrëveshje me futbollistin e Shkëndijës së Tetovës.
Timovski do të bashkohet me skuadrën e Zekirija Ramadanit në Ohër, atje ku “Skifterat” kanë zgjedhur për të zhvilluar fazën përgatitore para ndeshjes së raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj Liepajas. 27- vjeçari i’u bashkua Shkëndijës vitin e kaluar nga skuadra e Sileksit të Kratovës dhe ai në klubin tetovar në 27 paraqitje kishte realizuar dy herë dhe kishte dhënë tri asistime.