Duket si në Siberin e largët, por në fakt ky vend ndodhet në Kosovë.
Në fshatin Kikaj në Komunën e Kamenicës, bora duket se ka arritur rreth 1 metër.
Në fotografitë e publikuara nga vet kryetari i komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati, i cili ka treguar se kanë pastruar rrugët pavarësisht sasisë së madhe të borës që ka rën atje.
Kastrati ka thënë se Kikaj është një nga atraksionet turistike që ka Kamenica./ZERI/