Error
Lajme

E trishtë: Dhunohet dhe mbetet shtatzënë 13-vjeçarja në Viti, i riu i dyshuar jashtë vendit

Këtë javë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti (QKMF), është pranuar një e mitur, për trajtim të shtatzënisë.

Këtë e kanë konfirmuar për PlusTV, drejtues të shëndetësisë në Viti, të cilët thonë se për rastin menjëherë kanë njoftuar Qendrën për Punë Sociale dhe Policinë e Kosovës.

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur në shkurt të këtij viti, por është raportuar në shtator, kur viktima është 8 muajshe shtatzënë.

Të tronditur nga ky rast janë familja e viktimës. Babai i të miturës, H.A, ka treguar për PlusTV, se nuk kishin vërjetur asgjë tek e mitura derisa ka shkuar në kontroll mjekësore dhe kanë kuptuar për gjendjen e saj.

Thotë se i dyshuari është një ri rreth moshës 20 vjeç, që gjendet tash jashtë vendit dhe kërkon nga Policia arrestimin dhe dënimin e tij.

“Ne kemi marrë vesh të gjitha pasi vajza është dërguar për trajtim në QKMF, ku mjekët kanë thanë se është shtatëzanë, dhunimi ka ndodhur para rreth 7 mujave, organet janë marrë me vajzën. Një i ri që dyshohet nuk është në Kosovës, për shkak të hetimeve nuk po mund të jap informata tjera, unë kërkojë hetim e drejtësi, dhe dënim për të dyshuarin nga organet shtetërore”, u shpreh babai i të miturës teksa denoncoi vetë rastin në PlusTV.

Plus TV ka kontatuar edhe zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanin, por ai ka thënë se për detaje t’i drejtohemi Prokurorisë.

ADVERTISEMENT

Ne gjithashtu kemi kontaktuar Prokurorinë por nuk kemi marr përgjigje nga Prokuroria Themelore në Gjilan lidhur me këtë rast.

Kurse, Shaqir Zuka, punëtor social në Qendrën për Punë Sociale ka thënë për Plus Tv se nga momenti kur janë vënë në dijeni, QPS i ka marrë të gjitha hapat dhe veprimet profesionale.

“E dëmtuara është një 13 vjeçare, pasi viktima me motrën e saj kishin shkrua për kontrollë te gjinekologu në qendrën mjekësore të Vitisë, ku është konstatuar shtatëzania, nga QKMF-ja jemi njoftuar, është njoftuar edhe njësia regjionale për krime të rënda. Ne si QPS i kemi marrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ofruar përkrahje dhe shërbime profesionale të miturës, aq sa na takon, tani jemi në bashkëpunim me të gjithë akterët regjionale te përfshirë në rast, kemi qenë prezentë në Gjilan, edhe gjatë intervistimit të të dëmtuarës nga hetuesit, jemi në kontakt edhe me familje me këshillim dhe udhëzim të prindërve, jemi në trajtim të vazhdueshëm të këtij rasti të ndjeshëm”, tha Zuka.

Tani prokuroria e rajonit të Gjilanit po heton ngjarjen./PlusTV/

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close