Kolonat e gjata të veturave me mërgimtarë në pikën kufitare në Merdarë edhe mëngjesin e së shtunës janë të gjata.
Në imazhet e siguruara nga Indeksonline shihet se mëngjesi i sotëm mërgimtarët i ka gjetur duke pritur radhën për të kaluar në pikën kufitare.
Në matjen e fundit të bërë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, thuhet se në pikën kufitare në Merdarë kolonat arrijnë deri në 2000 metra, ani pse mërgimtarët natën e mbrëmshme kanë treguar se po presin deri në 10 orë.