As në përpjekjen e 51-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryesuesi Avni Dehari ia ndërpreu fjalën deputetes Ganimete Musliut të PDK-së,
“Nëse ke pak moral njerëzor”, iu drejtua deputetje PDK-së Ganimete Musliut.
Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 25 korrik.
Edhe më tej nuk ka pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.