Kohëve të fundit, ikja në amshim, fatkeqësisht gjithënjë e më tepër po rritet.
Sot, paska ndërruar jetë edhe një legjendë e basketbollit gjilanas, Ergin Sherifi. Një sportist i kompletuar dhe shumë dimensional, një qytetar me kulturë të gjerë e një profesionist i miirëfilltë.
Erginin, kam pasur rast ta njoh shumë herët, një personalitet me vlera të larta, shembull i përkushtimit profesional, shoqëror e i vlerave njerërore.
Ai ishte sportist model, me basketboll kishte nisur të merrej heret, ishte pjesë e 5-shes së parë në pozitën e plejmekerit për skudrën e atëhershme të baskebollit gjilanas.
Më pas ishte edhe zyrtar i lartë i Dritës, në kohën e titullit të parë të skuadrës bardheklatër, Ergini ishte në rolin e sekretarit të klubit.
Pos, kontributit si zyrtar klubi në Drita, ai ishte edhe gjyqtar i lojës së koshave, dhe kishte një qëndirm dinjtioz e profesional dhe cmohej tepër shumë për ndarjen e drejtësisë.
Ka kryer edhe zejen e trajnerit, vecanarisht ka kontribuar për skuadrën e femrave.
Vec baskebollit, ai ka provuar të luaj edhe futboll, kishte djersitur fanellën e një skuadre amatore të qytetit të Gjilanit.
Ergin Sherifi, ishte pensionuar si pjesëtar i Ploicisë së Kosovës.
Ai do t’i mungojë jo vetëm familjarëve të tij, por edhe qyteitt të Gjilanit, sespse ishte njeri i edukuar, i arsimuar dhe një model frymëzues i shumë gjeneratave.
Ngushëllim famlijarëve dhe rrethit shoqëror!
Pusho në paqen e pasosur të amshimit, legjendë!
Shkruan: Fehmi Sylejmani