Komunikatë e SC Gjilani:
Sport Club Gjilani njofton se ka mbyllur në mënyrë të dyanshme bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Zekirija Ramadani.
Klubi e ka marrë në konsideratë kërkesën e Ramadanit dhe ka vendosur që të ndalojë mardhënien kontraktuale të punës, e cila ishte e nënshkruar vitin e kaluar.
Ramadani drejtoi klubin në 44 ndeshje zyrtare, duke përfshirë edhe garat evropiane në edicionin e kaluar për të regjistruar 19 fitore, 15 barazime dhe 10 disfata.
Klubi e falenderon Ramadanin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në karrierën e tij sportive.
Ekipi do të drejtohet nga trajneri Alban Hyseni deri në marrjen e një vendimi të ardhshëm.
Edhe zyrtarisht Zekirija Ramadani largohet nga Gjilani
