FC Drita ka siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar Eduard Rroca, i cili bëhet përforcimi i radhës i kampionëve të Kosovës.
Rroca vjen te Drita me përvojë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Superligën e Turqisë, ku ka mbrojtur fanellën e İstanbulspor.
Transferimi i Rrocës vjen në një moment kur FC Drita ka bërë të qarta ambiciet për sezonin e ri. Me rikthimin e Ardian Nuhiut në krye të skuadrës, kampionët e Kosovës synojnë të jenë maksimalisht konkurrues në garat vendore, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Ardhja e një lojtari me përvojë në futbollin turk dhe në nivele të larta evropiane dëshmon qartë se Drita po ndërton një skuadër me objektiva të mëdha dhe se synimi është mbrojtja e titullit të kampionit dhe paraqitje sa më të suksesshme në garat evropiane.

