NESËR NISEMI DREJT PRISHTINËS!
Nesër, në mënyrë të organizuar, udhëtojmë drejt Prishtinës për ta mbështetur ekipin tonë të zemrës, DRITEN, e cila nis aventurën europiane në Champions League përballë Zalgiris.
Djemtë në fushë kanë nevojë për mbështetjen tonë maksimale. Është momenti që edhe ne, nga tribuna, ta japim maksimumin dhe t’i tregojmë Evropës se çfarë do të thotë të kesh pas vetes INTELEKTUALËT.
INTELEKTUALËT do të jenë të vendosur në tribunën veriore të stadiumit, andaj i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve dhe tifozëve që të pajisen me bileta për tribunën veriore.
Për ata që ende nuk kanë siguruar biletën, ato do të shpërndahen edhe në pikën e grumbullimit, para nisjes.
🕔 Grumbullimi: 17:00
📍 Vendi: Stadiumi Selami Osmani – Bezi
🚌 Nisja: 18:00
⛔ Tolerime për vonesa nuk do ketë!
-DRITA O NJO E GJITH KA ME MET-⚪️🔵

