Një grup gra dhe fëmijësh kosovarë të nxjerrë nga kampet e xhihadistëve në Siri, pritet të kthehen pas pak minutash në Kosovë.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka mësuar se këta familjarë të ish-pjesëtarëve kosovarë të ISIS-it, të vrarë gjatë luftimeve, që për muaj të tërë janë mbajtur në kampe lufte në Siri, pritet që të sjellën mbrapa në Kosovë përmes një aeroplani të rregullt që vjen nga Stambolli.
Aterrimi i tyre në aeroportin e Prishtinës pritet të ndodhë pak para orës 23:00 të së premtes, shkruan Reporteri.net.
Aeroporti i Prishtinës është mbushur me pjesëtarë të policisë speciale. Reporteri.net shkruan se nën shoqërim të policisë janë parë edhe familjarë tjerë të të kthyerve, të kanë ardhur të presin bashkëfamiljaret e kthyer nga Siria.
Mësohet se me të mbërritur në Prishtinë, grupi i grave dhe fëmijëve që kthehen nga Siria në Kosovë, do të shoqërohen në Polici.
Ndryshe, rreth 80 kosovarë llogaritën të jenë vrarë gjatë luftimeve në Siri e Irak, derisa si xhihadistë i ishin bashkuar organizatave terroriste ISIS e Al-Nussra./Reporteri/