Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi në një intervistë për “Radio Kim”ka folur për çështjen e Asociacionit, duke treguar se shqetësimi i Qeverisë së Kosovës është përdorimi i terminologjisë “serb” në emrin që do t’i vendoset Asociacionit.
Ajo në këtë intervistë ka thënë se s’është e drejtë të përdoret një term i tillë, meqë nesër mund të kërkohet edhe krijim i Asociacionit të komunave shqiptare, do të kërkohet edhe për ato boshnjake dhe se dikush tjetër mund të kërkojë edhe ndonjë Asociacion tjetër.
Zv.kryeministrja thotë se “komunat janë civile dhe jo të një bashkësie etnike”.
Sipas saj përmes një përkufizimi të tillë etnitë tjera që jetojnë në ato komuna përjashtohet dhe diskriminohen.
Ajo ka thënë se shpreson që një gjë e tillë të riformulohet që të mos krijohet një shtet brenda shtetit si “Republika Srpska” në Bosnje
“Shpresoj se do të riformulohet dhe shpresoj që të mos kemi një shtet brenda shtetit si Republika Srpska në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, e cila ngec çdo proces të Bosnje-Hercegovinës”, ka thënë ajo për “RTV KIM|
Ajo e ka lënë të hapur mundësinë e ndryshimit të emrit.
“Do të shohim se si do të shkojë procesi i negociatave dhe marrëveshjeve”, ka shtuar tutje.