Opinion

Erdhën në pushtet me demagogji, tash duan ta anulojnë demokracinë

Nga Driton Smakaj

Kur vjen në pushtet me demagogji duke u mundua me marr KREJT çka ka, e kupton që është tepër e madhe ajo KREJT. Ndërsa për DREJT i mbetet popullit me pa.E kur e sheh që me demagogji nuk shkohet as te daja, del e mundohesh me anulua DEMOKRACINË.Edhe nëse i shtyni zgjedhjet, për çka sinqerisht nuk është e nevojshme, sepse do të ishte shumë korrekte me analua fushatën, ju mjaftojnë mediat edhe Facebooku për fushatë, prapë nuk do të keni rezultate më të mira. Praktikantët që u keni dhënë detyra në institucione, janë çdo ditë duke ua shkatërruar imazhin për të cilin keni ardhur në pushtet. Qeveria kishte marr vendim me subvencionuar bujqësinë, duke obliguar fermerët të paraqesin çertifikatën e noterit për tokën. Çertifikata e noterit sipas fermerëve, kushton 35€ ndërsa subvencioni për një hektar 75€. Me këtë vendim Qeveria ka subvencionuar noterët e jo fermerët.U përplasa pak me disa militantë që e mbronin këtë vendim të qeverisë se gjoja përpara fermerët kanë marr subvencion e nuk e kanë mbjellë arën. Ta merr mendja që Noteri para se me ua lëshua çertifikatën, po shkojka edhe farën me ua shkep nëpër ara.Kaq tangalla nuk ke me gjetë edhe me pishë me i lyp.Prandaj ky është problemi, skandale gjithandej e gabime tejet bazike, çka nuk e ka pritur askush.Edhe dy vjet me i shty zgjedhjet, nuk përbëjnë zgjidhje. Thjesht nuk keni kuadra!Mbi të gjitha lëreni demokracinë të rritet!

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close