Sport Club Gjilani njofton se futbollisti i dalë nga akademia e klubit, Ermal Sadiku, ka nënshkruar kontratë profesionale trevjeçare me klubin.
19-vjeçari, i cili aktivizohet në pozitën e mesfushorit, prej kohësh është promovuar në ekipin e parë, ku me paraqitjet dhe përkushtimin e tij ka fituar besimin e stafit teknik dhe drejtuesve të klubit.

