Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka cilësuar të vështirë marrëveshjen që ka arritur Kurti dhe Vuçiq në Ohër.
Escobar në një konferencë për media pas takimit ka thënë se ka përgëzuar palët.
“Dua ti përgëzoj palët për arritjen e marrëveshjes. E vlerësoj punën qe është bere nga te dyja palët. SHBA-të janë ta gatshme qe të ndihmojnë në zbatimin e marrëveshjeve. SHBA-ja do të bëjë gjithçka që mundet që ta mbështesë politikisht e ekonomikisht që të arrihet paqja në rajon”, ka thënë ai.
/GazetaSinjali/