Dy vetura të EULEX-it kanë zbarkuar para në banesës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Para banesës së tij, janë parë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Nuk dihet nëse ka filluar bastisja, meqë mediat nuk lejohen të qëndrojnë pranë ndërtesës. Zbarkimi i pjesëtarëve të EULEX-it vjen një ditë pasi Selimi u dërgua në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime të luftës.