Error
Lajme

Eurodeputeti katalonas kritikon ashpër Spanjën: Pavarësia e Kosovës është e ligjshme dhe e pakthyeshme

Eurodeputeti katalonas, Jordi Sole, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Ai ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike.

Në një postim në Twitter, në të cilin ka shpërndarë fjalimin e tij, Sole ka kritikuar ashpër Spanjën e cila nuk po e njeh Kosovën.

“Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet”, ka thënë ai.

“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike. Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet. Pengimi i perspektivës Evropiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian”, ka shkruar ai.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close