Skuadra e Ballkanit të enjeten mbrëma kanë shkruar historinë duke u bërë klubi i parë kosovar i cili merr pjesë në fazën e grupëve në garat Evropiane.
Klubi nga Suhareka, mposhti me rezultat 1-0 skuadrën e Shkupit duke u kualifikuar në fazën e grupëve të Ligës së Konferëncës me rezultat të përgjithëshëm 3-1, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në takim e ka shënuar Meriton Korenica në minutën e 70-të.
Pas këtij suksesi, presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, pritet të ndaj rreth 400.000 euro shpërblim për futbollistët, që i bie rreth 17.000 euro për secilin.
Kështu ka bërë të ditur gazetari, Arlind Sadiku.