Karateja e Kosovës niset drejt Tarantos, pesë karateistë nga Gjilani pjesë e ekipit kombëtar
Ekipi i Kosovës në karate do të udhëtojë të shtunën, më 29 gusht, drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Kosova në këtë ngjarje të rëndësishme sportive do të përfaqësohet me nëntë karateistë, ndërsa pesë prej tyre janë nga Gjilani dhe do të jenë pjesë e ekipit kombëtar.
Në përbërje të ekipit të Kosovës janë:
Betim Maliqi -75 kg
Jakup Ajdari -84 kg
Benjamin Shabani +84 kg
Vlera Qerimi -68 kg
Fortesa Orana +68 kg
Pjesëmarrja e pesë sportistëve nga Gjilani në përfaqësuesen e Kosovës përbën një tjetër dëshmi të kontributit që klubet dhe sportistët e këtij qyteti vazhdojnë të japin në zhvillimin e karatesë kosovare.
Lajmin e ka bërë të ditur Shkëlzen Balaj, trajner i Klubit të Karatesë “Agim Ramadani” dhe anëtar i Bordit të Federatës së Karatesë së Kosovës. Balaj ka shprehur mbështetjen dhe urimet e tij për karateistët nga Gjilani, si dhe për të gjithë përfaqësuesit e Kosovës që do të garojnë në Taranto.
Sportistët kosovarë synojnë paraqitje sa më të mira dhe rezultate të larta në këtë ngjarje ndërkombëtare, ku do të përballen me karateistë nga vende të ndryshme të rajonit dhe Mesdheut.
Suksese ekipit të Kosovës dhe pesë karateistëve nga Gjilani në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026!

