Gjilani e ka mundur Ballkanin me rezultat minimal 1-0.
Ishte një ndeshje shumë e mirë ashtu siç pritej dhe në fund ka vlejtur goli i Gerhard Prognit për triumfin e bardhekuqve, shkruan Gazeta Sheshi.
Por ditë më parë faqja zyrtare e Ballkanit i kishte pyetur tifozët e saj se cili nga lojtarët do ta shënonte golin e parë ndaj Gjilanit.
Kjo duket se nuk iu ka pëlqyer gjilanasve që tani pas fitores i janë kundërpërgjigjur në mënyrë epike Ballkanit.
“Dhe… golin e parë e shënon Gerhard Progni, të tjerët i ruajmë për ndeshjet e radhës”, ka shkruar faqja zyrtare e Gjilanit.
Mbetet të shihet nëse therandasit do të reagojnë pas kësaj, apo do të heshtin pasi fituesi gjithmonë ka të drejtë.