Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se taksa ndaj Serbisë nuk do të ketë efekt negativ mbi ekonominë e Kosovës.
Limaj ka thënë se taksa do të ketë efekt mbi Serbinë dhe se ajo duhet të mësohet të respektojë Kosovën, shkruan gazetametro.net
Kjo do të tregojë një efekt të jashtëzakonshëm tek Serbia. Sjellja e tyre, ka bërë që ta humbur këtë treg. Nëse duan të kthehen në këtë treg, duhet të respektojnë këtë shtet”, tha Limaj, duke shtuar se “ne mund të jetojmë pa Serbinë. Edhe tregu i Kosovës edhe qytetarët edhe ekonomia.”
Gjithashtu, Limaj ka thënë se ata që tentojnë të ngrisin çmimet do të marrin përgjigje sipas ligjit.
“Ata të cilët tentojnë për t’i ngritur çmimet duke shfrytëzuar situatën përmes masave spikulative, duhet të kenë kujdes sepse shteti është në veprim dhe do të iu përgjigjemi sipas ligjit. Unë i ftojë njerëzit që të kuptojnë se është një luftë speciale nga Beogradi, për të hapur panikë se Kosova do të ketë problem në mungesë te të mirave që i duhen për konsumim, sepse pa Serbinë kjo punë nuk bëhet. Por, ne i themi se Kosova sot është shtet dhe i ka dyert e hapura që të furnizohet kudo që ka nevojë”, ka deklaruar Limaj në emisionin “Blic InterView”.