Shkruan: Faton Bislimi
Në këtë foto janë tri figura të rëndësisë kombëtare: i pari, Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova; i dyti heroi ynë i gjallë që ndërtoi marrëdhënjen tonë unike me SHBA-të, Kongresisti Joe DioGuardi; dhe i treti, historiani dhe bashkëthemeluesi i LDK-së, njeriu i letrave shqipe, Jusuf Buxhovi.
Me Presidentin Rugova jam takuar disa herë, kryesisht me delegacione amerikane në Kosovën e pasluftës, dhe ruaj kujtime të çmuara. Ai mbetet inspirim për mua!
Me Kongresistin DioGuardi kam më shumë se dy dekada bashkëpunim të ngushtë edhe në proceset më jetike për Kosovën në Washington, DC. Nga ai mësova si hapen dyertë në Capitol Hill e si ndërtohet e sforcohet miqësia jonë me Amerikën. Ai është mentori im jetësor e politik!
Me profesor Buxhovin njihemi moti dhe pata rastin unik të jap kontributin tim modest në pëkthimin e veprës së tij “Kosova” në anglishtë, si dhe në promovimin e Kosovës dhe të vërtetës sonë historike në Amerikë, ndër të tjera. Ai është udhërrëfyesi im më autentik i historisë sonë moderne.
Ndjehem tri herë fatlum! Ndoshta, edhe i privilegjuar, por pa asnjë mëdyshje i përgatitur për sfida, e i gatshëm për shërbim ndaj atdheut e kombit.
Këtë foto e mora nga emisioni FAKTE me Adnan Merovci që u shfaq pardje, nga i cili po e ndaj veç një citat të shkurt nga profesori Jusuf Buxhovi:
“LDK si parti politike, krahasu me të tjerët, e ka një fat të madh se e ka temelin e gatshëm. E ka atë që është vu para 35 vjete. Nëse nuk e ndjekë atë, e ka një përgjegjësi historike pasi nuk është më në vazhdën e saj. Parandaj, në këtë drejtim mbetet përgjegjësia e njerëzve të LDK që ta zgjedhin a do të jenë me kursin historik apo me atë politik. E kursi politik dihet — është kursi i disfatave të vazhdueshme.”
Unë dua një LDK të fitoreve për shtetin dhe kombin. Prandaj, qëndroj për LDK e vlerave themeltare dhe idealeve kombëtare të trasuara nga Presidenti Rugova!
Kursi historik i LDK-së është boshti kurrizor i shtetit tonë; është formula e sporvuar e fitoreve! Ky kurs duhet ruajtur e forcuar tutje, bashkërisht, për hirë të Kosovës!