Portieri i FC Dritës, Faton Maloku, ka vazhduar kontratën me klubin gjilanas, duke siguruar qëndrimin e tij edhe për sezonet në vazhdim shkruan Radio Star.
Kontrata e Malokut ishte drejt përfundimit në qershor të këtij viti, por palët kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.
Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani.
Njoftimi zyrtar nga FC Drita për rinovimin e kontratës së portierit pritet të bëhet në ditët në vijim./radiostargjilan/

