Ndeshja e mbetur mes Prishtinës dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës, përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. Drita ishte e para që kaloi në avantazh në pjesën e parë, duke mbyllur 45 minutat e para me epërsinë 0-1 falë golit të shënuar nga Arb Manaj.
Në pjesën e dytë, Prishtina shënoi golë në minutat e fundit dhe arriti të barazojë rezultatin, duke shmangur humbjen para tifozëve të vet. Me këtë barazim, Drita shton edhe një pikë në renditje, duke arritur në kuotën e 22 pikëve, sa ka Ballkani dhe Malisheva dhe vazhdon garën për kreun e Superligës.