Sports

FC DRITA ju njofton që për ndeshjen Drita- Ballkani do të jenë të hapura tribunat prapa portave për shikuesit

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë tifozët se në ndeshjen FC DRITA – Ballkani që zhvillohet sot nga ora 16:00 është i lejuar vetëm 5% i kapacitetit të stadiumit “Selami Osmani – Bezi” në Gjilan.

FC DRITA ju njofton që për këtë ndeshje do të jenë të hapura tribunat prapa portave dhe hyrjet janë si në fotografinë e ilustruar:
•Hyrja A: Sheshi apo lagjia e Balecit
•Hyrha B: Rruga e shkollës teknike

VEREJTJE
Për shkak të punimeve në stadium dhe rrezikshmërisë nuk ka hyrje të tjera alternative, andaj ju lutemi që t’i permbaheni udhëzimeve në fotografi!

Të gjithë ata që nisen drejt stadiumit në respektim të masave të Qeverisë së Kosovës duhet:

》Të kenë të vendosura maskat mbrojtëse😷
》Të jenë të vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid 💉 ose të kenë testin PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë.
》Brenda ne stadium duhet të mbajnë distancë fizike.

FC DRITA falënderon tifozët për interesimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, por virusi është ende aktiv, prandaj duhet të kujdesemi për veten dhe më të dashurit tanë.

FC DRITA⚪🔵

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close